Llapjanët

Llapjanët nuk respektojnë masat, qindra njerëz në varrim

Një varrim në fshatin Surkish të Podujevës ka bërë që masat shtetërore të marra ndaj koronavirusit të injorohen.

Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në këtë varrim duke mos respektuar asnjë masë sigurie ndaj pandemisë.

ikërisht një varrim në Pejë ishte bërë vatër e infeksionit me koronavirus ku dhjetëra persona më pas rezultuan pozitivë, shkruan indeksonline.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të ndalojë të gjithë tubimet publike, duke përfshirë edhe varrimet dhe të pamet për shkak që mos të ketë turma njerëzish.