Llapjanët bëhen ‘llom’ për pronë: Burra e gra rrahen me drunj mes vete, dërgohen në spital

Katër persona në Podujevë janë arrestuar pasi ishin përfshirë bashkë me një femër, në një përleshje rreth pronave.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, pasi që kanë përdorur mjete të forta si druri.

Të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor dhe janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë marrë pjesë në një rrahje lidhur me një kontest pronësor, në këtë rrahje është përfshirë edhe viktima femër kosovare. Të gjithë të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime trupore, pasi gjatë rrahjes kanë përdorur edhe mjete të forta druri, ku të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.