Llapi
Llapi shënon fitoren e parë të edicionit
Llapi e ka shënuar fitoren e parë të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapjanët të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ia shkaktuan Feronikelit 74 disfatën e dytë rresht.
Llapi fitoi 2:0 falë golave të shënuar nga Elvir Gashijani në minutën e 63-të dhe Ahmed Januzit në minutën e 87-të.
Për Feronikelin 74 në pjesën e parë, penalltinë e humbi Nikolaos Ioannis, i cili e qëlloi shtyllën nga 11-metërshi, në minutën e 28-të.
Llapi në ndeshjen e kaluar barazoi 1:1 me Gjilanin, kurse Feronikeli 74 u mposht në udhëtim te Ferizaj, 2:1.