Llapi prezanton transferimin e parë të afatit kalimtar të dimrit
Llapjanët e kanë nisur afatin kalimtar të dimrit me angazhimin e futbollistit këmbëshpejtë, Egzon Krasniqi, i cili ka nënshkruar për një vit e gjysmë për klubin e Superligës.
Llapi e ka prezantuar sot përforcimin e parë për pjesën e dytë të sezonit në Superligë.

Klubi llapjan ka arritur marrëveshje me futbollistin këmbëshpejtë, Egzon Krasniqi, i cili ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.

Futbollisti i krahut së fundmi e shkëputi kontratën me ekipin e deritashëm, Flamurtari, dhe krahas ofertave të tjera, e zgjodhi atë të Llapit.
“Gjatë dy edicioneve paraprake, ai ishte ndër futbollistët kryesor të ekipit të Flamurtarit, ndërsa tashmë në Llap, veç se është njoftuar me projektin dhe do jetë ndihmesë e madhe e klubit bardhekaltër në edicionin pranveror. Mirësevjen EGZON KRASNIQI”, shkruan klubi llapjan në rrjetet sociale.