Llapi mban hapin për titull, Drenica mposht Trepçën ’89

Llapi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te KEK-u, për të mbajtur hapin për titull të Superligës së Kosovës në futboll.

Mysafirët shënuan fitore minimale dhe tre pikët i arkëtuan falë autogolit të shënuar nga Leonat Vitija në minutën e 72-të të takimit.

Llapi tani në vendin e dytë ka 57 pikë, derisa KEK-u i rënë nga liga ka vetëm një pikë pas 26-të xhirove.

Në sfidën tjetër Drenica ka shënuar fitore prej 2 me 0 ndaj Trepçës ’89.

Të dy golat për vendasit i shënoi mesfushori Kreshnik Uka.

Në vendin e pestë Drenica ka 37 pikë, derisa Trepça ’89 në dy pozita më poshtë ka 32 pikë.

Tabela aktuale është kjo.