Llapi i shkakton humbje të thellë Dritës, Gjilani triumfon ndaj Dukagjinit

Llapi i ka shkaktuar disfatë të thellë Dritës në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina ka fituar 4:1 ndaj nënkampiones në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Demokracia.com.

Fazliu, Neto, Shabani e Rivera ishin realizatorët e golave për vendasit.

Për Dritën golin e “nderit” e konkretizoi Marko Simonovski. Të gjitha golat u regjistruan në pjesën e parë të ballafaqimit.

Drita mbetet lidere me 0 pikë, katër më shumë se Ballkani që ka tri sfida më pak të luajtura. Llapi renditet i gjashti me 16 pikë.

Përkundër pesë golave në Podujevë, në takimin ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit pati vetëm një gol që vendosi epilogun e ballafaqimit.

Gjilani triumfoi 1:0 ndaj Dukagjinit me golin e Arbnor Ramadanit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Me këto tri pikw, Gjilani ngritet në kuotën e 22 pikëve në vendin e tretë. Dukagjini është i teti me 12 pikë gjithsej.