0:0
Llapi i pafat në pjesën e parë
Llapi ka rreshtuar rastet në pjesën e parë të ndeshjes kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës ndaj Wisla Krakowit, por nuk ka arritur që të shënojë gol.
Llapjanët ndeshjen e parë e humbën 2:0 në Poloni, nga njëra prej skuadrave me historinë më të pasur në futbollin polak.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi ka rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por nuk ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë.
Nga krahu i djathtë i sulmit, paraqitje shumë të mirë pati talenti Elvir Gashijani.
Pjesa e parë është mbyllur 0:0.
Mysafirëve iu anulua një gol në minutën e 16-të për pozitë jashtë loje.
Në rast të eliminimit nga Liga e Evropës, Llapi do të bartet në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe do të ballafaqohej me Brondbyn.
Skuadra që avancon tutje do të luajë kundër Rapidit të Vjenës, në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.