Llapi-Ferizaj është ndeshja e vetme që zhvillohet sot në Superligë

Java e nëntë në Superligën e Kosovës do të fillojë ditën e sotme (e shtunë) me vetëm një ndeshje në program.

Do të jetë ky një duel i dy ekipeve bardhekaltër, që kanë objektiva krejtësisht të kundërta.

Llapi do të mirëpres në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ skuadrën e Ferizajt që nuk e ka nisur mirë këtë edicion.

Llapjanët në këtë takim vijnë pas një fitore të madhe në udhëtim te kampioni në fuqi Feronikeli 1-2.

Në anën tjetër i njëjti rezultat ishte edhe në ndeshjen e fundit të Ferizajt, por që skuadra e Bekim Isufit pësoi para tifozëve të vetë nga Ballkani.

Ekipi i udhëhequr nga Tahir Batatina synon të marrë maksimumin e pikëve në këtë duel për të vazhduar garën për titullin e kampionit.

Në anën tjetër Bekim Isufi me skuadrën e tij udhëtojnë drejt Podujevës për të shkaktuar befasi.

loading…