Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku teksa po kërkonte sqarime nga kryesuesja e bordit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, Neime Binaku-Isufi për raportin vjetor, është përplasur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Driton Hyseni i njëjti iu ka drejtuar Bunjakut duke i thënë se po tregon biseda që ka “dëgjuar kafeve, e skutave”.

Bunjaku, ka kërkuar nga Hyseni që të kërkojë falje për këtë fjalor, por që i njëjti më pas s’ka vazhduar diskutimet me Bunjakun.

“Këto janë probleme që kanë ndodhur brenda autoritetit”, ka thënë fillimisht Bunjaku, më pas Hyseni iu përgjigj duke thënë “mos na sill llafe të kafeve”.

Sërish ka pasur reagim nga Bunjaku duke deklaruar se “jo, jo s’janë të kafeve”.

Më pas Hyseni, iu drejtua Bunjakut duke i thënë se, “ne e dëgjuam prezantimin e raportit nga kryesuesja e bordit. Dëshirojë ta shpenzojmë diskutimin për raportin vjetor, pastaj thellohu ti në detaje që i dëgjon kafeve, qoftë skutave kudo që rrinë ti”.

“Kush rrinë skutave? Marre është zotëri kërko falje dhe tërhiqe fjalën”, iu përgjigj më pas Bunjaku, Hysenit.

Sërish reagoi Hyseni duke thënë se “je duke sjellë tema që vetëm skutave i dëgjon”.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është duke shqyrtuar raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës.