Kandidati i PDK-së, për kryetar komune në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka votuar sot në shkollën “Xhevë Lladrovci” në vendlindje, Gllanasellë.
Ai e ka vlerësuar fushatën e qetë, shembullore dhe ka ftuar qytetarët e Drenasit të votojnë për kryetarin e kësaj komune, i cili do të bashkëpunojë me qytetarët në mandatin e ardhshëm.
Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:
Unë votova, këtu, në vendlindjen time, në shkollën “Xhevë Lladrovci”, me pjesëtarët e ngushtë të familjes.Pas fushatës së qetë që mund ta quaj shembullore, i ftoj qytetarët e komunës së Drenasit, të dalin të votojnë për kryetarin e Drenasit, ta votojnë kryetarin i cili do të punojë bashkë me qytetarët në qeverisjen e ardhshme.
Faleminderit!







