Lladrovci uron Kurban Bajramin: Paçi gjithmonë gëzime!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ua ka uruar qytetarëve Kurban Bajramin, me dëshirat që të kenë gjithmonë gëzime dhe mirëqenie, kudo që janë, në atdhe apo në diasporë.

“Në këtë festë së sakrificës dhe përkushtimit ndaj mirësisë e solidaritetit, të gjithëve ua uroj Kurban Bajramin, në veçanti uroj familjet e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, kontribuuesit e lirisë dhe çlirimit të vendit, uroj në veçanti familjet që nuk i kanë pranë më të dashurit e tyre”, ka uruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Qytetarë të komunës së Drenasit, miq e dashamirë të besimit islam, urime e me fat festa e Kurban Bajramit!

Në këtë festë dhe gjithmonë, uroj të keni gëzime dhe mirëqenie, kudo që jeni, në atdhe apo në diasporë, paçi gjithmonë gëzime. Me fat Kurban Bajrami!

Në këtë festë së sakrificës dhe përkushtimit ndaj mirësisë e solidaritetit, të gjithëve ua uroj Kurban Bajramin, në veçanti uroj familjet e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, kontribuuesit e lirisë dhe çlirimit të vendit, uroj në veçanti familjet që nuk i kanë pranë më të dashurit e tyre.