Kryetari i Drenasit

Lladrovci: Stadiumi i Drenasit gati për ndeshjet ndërkombëtare

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se Stadiumi i Drenasit “Rexhep Rexhepi”, është gati për ndeshjet ndërkombëtare. Drenasi është komunë e sportit, me infrastrukturë për rezultate dhe me mikpritje të shkëlqyer, ka deklaruar Lladrovci.

Deklarata e plotë e tij:

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” është gati për ndeshje ndërkombëtare, asfaltohet rruga, finalizohen zhveshtoret e reja, ndërsa zona VIP është me karrige të përkohshme deri sa të vinë ato adekuate.

Jemi gati të mirëpresim ndeshjet e futbollit, me vlerë nacionale, finalen e Kupës së Kosovës, FC “Ballkani” – FC “Prishtina”, dhe të bëhemi pjesë e hartës së futbollit elitar për ndeshjet ndërkombëtare. Drenasi është komunë e sportit, me infrastrukturë për rezultate dhe me mikpritje të shkëlqyer.