Lladrovci: Shkeljet të cilat i kemi evidentuar dhe denoncuar, janë të atyre që i kam quajtur keqbërës

Kryetari aktual, njëherësh kandidat edhe për një mandat në krye të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se rruga e tij e qeverisjes vazhdon të mbetet zbatimi i ligjit, ruajtja e interesit qytetar dhe publik.

Punën e Lladrovcit në zbatim të ligjit e ka vlerësuar edhe Avokati i Shtetit, të cilën ai e ka publikuar në ‘Facebook’.

“Shkeljet të cilat i kemi evidentuar dhe denoncuar, janë të atyre që i kam quajtur keqbërës. Për disa keqbërës është marrë vendim e për disa tjerë janë duke vijuar procedurat”, ka thënë mes të tjerash Lladrovci.

Shkrimi i plotë:

Sa kam qenë dhe sa do të jem në krye të komunës, rruga ime është zbatimi i ligjit, përgjegjësia për ruajtjen e interesit qytetar dhe publik. Ky obligim, në raport me ligjin, ka qenë i vazhdueshëm.

Shkeljet të cilat i kemi evidentuar dhe denoncuar, janë të atyre që i kam quajtur keqbërës. Për disa keqbërës është marrë vendim e për disa tjerë janë duke vijuar procedurat.

Nuk kam pritur as pres që keqbërësit të ndalojnë veprimtarinë e tyre, por, i siguroj qytetarët që rruga ime do të vazhdoj e palëkundur për zbatimin e ligjshmërisë. Më poshtë, është një video si ilustrim për punën tonë nga Avokati i Shtetit, z. Istrefi.