Lladrovci reagon: Mosndëshkimi i Rakiqit është gabim

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për vonesën e kryeministrit për mos shkarkimin e Rakiqit i cili ka fyer e mohuar Republikën e Kosovës.

Veprimi politik i vonuar, është vendim i gabuar, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Tash edhe me dashtë, nuk ka vlerë shkarkimi i Rakiqit. Qysh po shihet, krejt serbët nën ndikim e partisë së Rakiqit po largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ata po bojnë çka po dojnë, ua lejoi Kurti të flasin e të bëjnë çka të duan. Nuk i ndëshkoi ata që e fyen e mohuan ekzistencën e Republikës së Kosovës. Veprimi politik i vonuar, është vendim i gabuar!