Drenas

Lladrovci për rastin e 16 vjeçares: Gjithçka nisi nga profesori, e kemi suspenduar sërish

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga hetuesia që të merren seriozisht me policin që dyshohet se përdhunoi 16 vjeçaren nga ky qytet.

Në një konferencë për media, Lladrovci tha se beson tek policia dhe instancat tjera hetimore që do ta kryejnë punën me ndershmëri dhe do ta zbatojnë ligjin.

Ai bëri të ditur se Drejtoria për Arsim në Komunën e Drenasit e ka suspenduar mësimdhënësin Shkelzen Xhekaj në shkollën “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”.

“E kemi suspenduar për shkak të shqetësimeve të nxënësve”, ka thënë Lladrovci.

Kreu i Drenasit shtoi se në mesin e 10 mijë policëve sa janë në vend, mund edhe të ndodhë që ndonjëri nga ta mos ta kryejnë punën si duhet.

“Çka nuk ndodhë. Janë dhjetë mijë policë, por për ata që bëjnën shkelje ekziston ligji”, shtoi Lladrovci. /Ballkani.info/