Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një njoftim në rrjetin social se Grupit parlamentar të PDK-së, në Asamblenë e Drenasit, i është bashkuar edhe një asamblist nga opozita.
Endrit Gllareva që deri tani ishte deputet i Vizionit për Drenas, i bashkohet PDK-së.
Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:
“Mirë se vjen Endrit Gllareva!
Sot, Grupi parlamentar i PDK-së, në Asamblenë e Drenasit, është më i fortë edhe për një deputet. Arkitekti Endrit Gllareva, nga sot, bëhet pjesë e vendimeve të rëndësishme të Qeverisjes sime për qytetarët në Drenas.
Faleminderit Endrit!
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, i ka hapur dyert për të gjithë veprimtarët e hershëm dhe kuadrot e dëshmuara, sepse vetëm të bashkuar, mund ta çojmë përpara sfidën e zhvillimit të tërë komunës tonë, pa dallim. Viti 2019, do të jetë vit i sukseseve edhe më të mëdha.
P.S: Urime ditëlindja Endrit!”







