Pas pjesëmarrjes në varrim, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar Kadri Veselin dhe familjen e tij, me rastin e vdekjes së nënës.

Lladrovci përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “nëna Ajshe e ka edukuar dhe përgatitur Veselin për luftën e gjatë për çlirim, duke pritur e përcjellë shokët e tij, deri sot,”.

“Kjo na bën të jemi edhe më të përkushtuar për vlerat e shtetit tonë, të ndërtuar mbi përkushtimin dhe sakrificën që vazhdon edhe sot, në përballje me padrejtësinë”, tha ai tutje.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Familje e nderuar Veseli,

Shoku im Kadri,

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për kalimin në amshim të nënës Ajshe.

Gjatë varrimit të nënës Ajshe, ndjeva dhimbje të madhe, sepse, për herë të dytë, jemi në varrezat e Broboniqit, me mallin dhe peshën e kujtimeve që sjell padrejtësia.

Në shekullin e jetës së saj, nëna Ajshe ju ka edukuar dhe përgatitur për luftën e gjatë për çlirim, duke pritur e përcjellë shokët tuaj, deri sot, kur ne e përcollëm me nderim dhe dhimbje.

Kjo na bën të jemi edhe më të përkushtuar për vlerat e shtetit tonë, të ndërtuar mbi përkushtimin dhe sakrificën që vazhdon edhe sot, në përballje me padrejtësinë.

Ngushëllime. Mbahuni të fortë!