Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në Konventën e PDK-së për Bedri Hamzën Kryeministër, ndërsa në rrjetin social, ka bërë një postim lidhur me këtë..
“Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës për Bedri Hamzën kryeministër, na mblodhi bashkë për nisjen e ortekut të fitores tonë më 9 shkurt”, ka shkruar ai.
“Fitorja jonë i duhet Kosovës, i duhet të gjithëve, në rend të parë rinisë tonë dhe arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, energjisë, ambientit dhe të gjitha vlerave që Republikën e Kosovës e bëjnë pjesë të familjes së vlerave euro-atlantike. Kosova mundet ma mirë! Bedri Hamza për Kryeministër”, ka shkruar Ramiz Lladrovci. /Ballkani.info/







