Lladrovci: Maltën e paketuam, azerëve do t’ju ofrojmë kënaqësinë e festës tonë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci pas fitorës së Kosovës, ka thënë se tani na pret edhe një betejë e vogël.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas ndeshjes, ku përfaqësuesja e Kosovës fitoi bindshëm, ka shkruar se “Maltën e paketuam, edhe një betejë e vogël na pret në ndeshjen e fundit, në “Fadil Vokrri”, azerëve do t’ju ofrojmë kënaqësinë e pjesëmarrjes në festën tonë të kualifikimit në garën e mëtejshme”.

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

“Urime fitorja!

Ju lumtë djema, gëzuar shqiponja të Kosovës!

Maltën e paketuam, edhe një betejë e vogël na pret…në ndeshjen e fundit, në “Fadil Vokrri”, azerëve do t’ju ofrojmë kënaqësinë e pjesëmarrjes në festën tonë të kualifikimit në garën e mëtejshme.

Fitoren e sontme e kemi të merituar, secili u bë pjesë e fitores që nga Trajneri dhe taktika, sulmi e mbrojtja e futbollistëve, shqiponjave tona. Përgëzime edhe për tifozët dhe besa-besë në mes të Maltës.

Urime, gëzuar!”