Lladrovci: Llastiku nuk është mirë të tërhiqet shumë se këputet

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Financave, pa ia cekur emrin, duke theksuar “Mirë që po dalin pagat punëtorëve, sepse, nuk bën ndryshe”.

Punëtorët janë në hall se çfarë të bëjnë me këstet e kredive, me kërkesat familjare, të fëmijëve dhe prindërve të tyre ka shkruar Lladrovci.

Lladrovci ka pyetur Ministrin se “A ishte dhe a është “Ligji si llastiku” edhe kur deputetët Tuaj merrnin e marrin mijëra euro shtesa, kurse japin “leksione” për mësimdhënësit dhe kërkesat e tyre të drejta duke përfshirë edhe atë për 100 euro shtesë, deri në miratimin e Ligjit të ri të pagave”.

Po ashtu, Lladrovci ka cekur se “Ligji edhe mund të jetë si “llastiku”, por, para tij duhet të jenë të barabartë të gjithë”.

Përgjegjësitë ligjore duhet kryer. Llastiku nuk është mirë të tërhiqet shumë se këputet, ka shkruar Lladrovci dhe ka shtuar: Kush dëgjon më shumë, përfiton më shumë!