Lladrovci liron nga detyra drejtorin për Buxhet dhe Financa

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra drejtorin për Buxhet e Financave, Labinot Gruda.

Pas kërkesës për lirim nga detyra e drejtorit për Buxhet e Financa, Labinot Gruda, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka liruar atë nga kjo pozitë, njofton kumtesa.

Siç thuhet në njoftim, kërkesa për lirim nga detyra e drejtorit për Buxhet dhe Financa e Labinot Gruda, ka të bëjë ekskluzivisht për arsye te tij personale.

Kryetari Lladrovci e ka falënderuar ish-drejtorin Gruda për bashkëpunimin e ofruar sa ka qenë ne pozitën e drejtorit dhe i ka uruar suksese në karrierë.