Lladrovci: Kam punuar shumë, kam marrë vota më shumë se partia

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se me punë i ka shtuar votat në garat për kryetar të komunës.

Ai thotë se ka arritur të vë rregull në punën e administratës së komunës dhe se kështu ka fituar besimin e qytetarëve.

“Së pari unë kam ardhur nga një pozitë e ambasadorit në pozitën e kryetarit që është një nivel më i ulët. Kam dashur të dëshmoj se si duhet të jetë një kryetar i mirë dhe në shërbim të qytetarëve. Zotëri  Veseli më ka dhënë këtë mundësi dhe kam ardhur. Kemi pasur vështirësinë e parë në balotazh por me punë e kemi dëshmuar. Kam marrë vota më shumë se partia”, ka thënë ai.

“E kam dëshmuar që punojë për qytetarët. Kam pasur informacion që qytetari nuk shërbehet mirë në komunë. Kam shkuar e kam parë vetë. I kam qortuar. Jo me shtag, por me vërejtje. Shërbimi fillon për qytetarin prej 8 deri në 12. Prej 12 deri në 1 është pushimi i drekës. Pastaj prej 1 deri në 4. S’ka sikur në komunat tjera ku punohet vetëm me dy orë për qytetarin.”, shtoi ai.