Lladrovci falënderon pronarët e vjetër të Ferronikelit dhe përgëzon të rinjtë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar ish pronarët e Ferronikelit, Balfin Group dhe ka përgëzuar pronarët e rinj, Yildirim Group, me rastin e kryerjes së procesit të shit-blerjes, të këtij aseti strategjik industrial të Kosovës, një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Lajm i mirë për komunën tonë dhe për Kosovën. Ferronikeli kalon në pronësi të kompanisë turke YILDIRIM, duke vazhduar të jetë pjesë e rëndësishme e hartës globale për nikelin.

E falënderojmë Balfin Group, për qëndrimin dhe operimin për katër vjet në komunën tonë, bashkëpunimin dhe përkrahjen në zhvillimin e Komunës.

Ferronikeli si një nga prodhuesit më të mëdhenj të ferronikelit në Evropë, është aset i rëndësishëm strategjik për Republikën e Kosovës dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.

Yildirim Group, me seli në Stamboll, është një nga grupet industriale dhe infrastrukturore evropiane me rritje më të shpejtë, operon në  53 shtete, në 5 kontinente në sektorët të ndryshëm me më shumë se 17,000 punonjës.

Faleminderit Balfin Group. Mirë se vjen Yildirim Group!