Lladrovci: Edhe po t’i nxjerrin 30 kandidatë, unë jam kandidati fitues

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur i sigurt se do të dal fitues në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

Lladrovci nuk sheh ndonjë kundër kandidat sa i përket marrjes së postit të kryetarit për këtë komunë.

“Unë e kam thënë që në komunën e Drenasit edhe po t’i nxjerrin 30 kandidatë unë jam kandidati fitues me qytetarët e komunës së Drenasit”, tha ai për EO.

Tutje, Lladrovci i pyetur për Qeverinë Kurti, se nuk flet për punën e tyre pa kaluar 100 ditë të qeverisjes.

“Unë e kom thanë pa i bë 100 ditë Qeveria Kurti nuk flas, kështu që nuk kam nevojë të flas për këtë çështje”, përfundoi ai.