Liz Truss nën presion, tre deputetë i bëjnë thirrje të japë dorëheqjen

Laburistët kanë bërë thirrje që Liz Truss të përballet me parlamentin pasi tre deputetë konservatorë thyen radhët për të kërkuar që ajo të largohej.

Kryeministrja po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen nga brenda partisë së saj vetëm gjashtë javë pasi u zgjodh kryeministre, pas trazirave ekonomike në vazhdën e mini-buxhetit.

Deputetët konservatorë Crispin Blunt, Andrew Bridgen dhe Jamie Wallis të gjithë kanë deklaruar publikisht se besojnë se ajo duhet të japë dorëheqjen, pasi lideri laburist Sir Keir Starmer akuzoi Truss se ishte “në detyrë, por jo në pushtet”.

Daily Mail raportoi se deputetët konservatorë do të përpiqen të largojnë Truss këtë javë, me më shumë se 100 të gatshëm për të paraqitur letra mosbesimi.

Kjo vjen pasi kryeministrja shkarkoi Kwasi Kwarteng si kancelar, duke e zëvendësuar atë me Jeremy Hunt, në një përpjekje për të rivendosur besueshmërinë.