Liverpooli po e kërkon kthimin e Suarezit

Luis Suarez mund të rikthehet te Liverpooli pas shtatë vjetësh. Kështu ka raportuar të enjten sajti spanjoll “Fichajes”. Bëhet e ditur se Liverpooli po synon ta kthejë Suarezin në radhët e veta me të përfunduar sezoni aktual.

Te Liverpooli po e shohin Suarezin si përforcim të duhur në rast se largohet egjiptiani Mohamed Salah. Suarez, aktualisht është pjesë e Atletico Madridit, ekip me të cilin ka kontratë deri vitin tjetër por mund të largohet këtë verë nga skuadra spanjolle. Suarez ka luajtur katër edicione për Liverpoolin dhe ka shënuar 69 gola në Premier League përpara se të transferohet te Barcelona në vitin 2014. Këtë edicion, sulmuesi 34-vjeçar ka shënuar 19 gola në La Liga.