Liverpooli nuk i ofron rinovimin, Milner konsideron rikthimin te ish skuadra

Edhe pse për momentin është një lojtar shumë i rëndësishëm për trajnerin Jurgen Klopp i cili i beson eksperiencës së tij dhe e aktivizon shpesh nga stoli, e ardhmja e James Milner duket larg Liverpoolit.

Kjo jo për dëshirën e lojtarit i cili është i gatshëm ta mbyllë karrierën te “The Reds”.

Mosha e tij përbën problem pasi në 4 janar Milner do të mbushë 34-vjeç dhe duke qenë se është në skadencë kontrate me Liverpoolin, drejtuesit e klubit nga “Anfield Road” nuk i kanë ofruar kontratë të re pikërisht për shkak të moshës së madhe dhe për këtë arsye Milner mund të nisë që tani të dëgjojë ofertat sidomos ato që vinë nga ish skuadra e tij Leeds United që në këtë sezon synon me çdo kusht rikthimin në Premier League.

loading…