Liverpooli ka mposhtur 0 me 3 Burnleyn për të vazhduar bilancin e qindpërqindtë të fitoreve në sezonin e ri në Premier Ligë, pas katër xhirosh.

Një autogol i Woodit, dhe nga një gol i Sadio Manes e Roberto Firminos i dhanë fitoren e katërt “Të Kuqve”.

Në këtë ndeshje, në pesë minutat e fundit u paraqit edhe ylli kosovar, Xherdan Shaqiri që zëvendësoi Firminon.

Liverpooli i prin Premier Ligës me 12 pikë, dy më shumë se kampioni aktual, Manchester City.

loading…