LIVE VIDEO Skena dhune në Senatin amerikan, tensione të mëdha në Uashington

Seancat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat janë pezulluar si pasojë e përshkallëzimit të përleshjeve midis protestuesve pro-presidentit amerikan, Donald Trump dhe policisë në ndërtesën e Capitolit.

Ligjvënësit në të dy Dhomat ishin mbledhur për ta konfirmuar zgjedhjen e demokratit Joe Biden për president të ardhshëm amerikan, një rezultat ky që po kundërshtohet nga protestuesit. Si rrjedhojë, policia e Capitolit ka mbyllur gjithë ndërtesën dhe ka shoqëruar ligjvënësit në zona të sigurta.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Trumpi, u ka bërë thirrje mbështetësve të jenë paqësor. 

Kryetarja e Dhomës demokrate të Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dhe kryebashkiakia e Washington DC, Muriel Browser kanë kërkuar angazhimin e gardës kombëtare në Capitol Hill, me qëllim të shpërndarjes së protestuesve.