LIVE Joe Bideni i gatshëm për betim

Joe Biden sot inaugurohet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai do të jetë presidenti i 46-të i shtetit më të fuqishëm në botë. Ceremonia e inaugurimit këtë herë dallon për shkak të masave të pandemisë dhe të sigurisë të shkaktuara si pasojë e protestave të dhunshme të iniciuara nga presidenti në largim Donald Trump.

17:18 – Joe Biden, presidenti i zgjedhur amerikan, është gati për betimin si presidenti i 46-të i SHBA-së. Ai është mirëpritur nga të pranishmit me shumë duartrokitje.