LIVE| Albion Rrahmani kompleton “het-trikun”, Ballkani në avantazh të trefishtë kundër La Fioritas

Ballkani e ka realizuar edhe golin e tretë për 3:0 kundër La Fioritas.

Albion Rrahmani ka regjistruar edhe golin e tretë në këtë përballje që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Sulmuesi i Ballkanit realizoi në minutën e 69-të pas asistimit nga Gripshi.

Rrahmani dy golat e parë i realizoi në minutat 7-të dhe 9-të.