Janë bërë gati gjashtë orë që nga fillimi i protestës së opozitës në Shqipëri.

Tensionohet situata para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe kapsolla në drejtim të forcave të rendit, ndërkohë që efektivët u janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Militantet e opozitës u drejtuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas shoqërimit dhe dhunës që Policia ushtroi ndaj Sait Dollapit, Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike.

https://www.youtube.com/watch?v=14uTaacTbOg