Lista Vjosa merr Ministrinë e Jashtme me Donika Gërvallën, Kulturën me Faton Pecin, Nagavci drejton Arsimin, Sveçla- Punët e Brendshme

Ministrinë e Shëndetësisë përflitet se do ta drejtojë Arben Vitia ose Haxhi Avdyli.

Në “Debat Plus” po debatohet për zgjedhjen e  presidentit dhe komponimin e mundshëm të qeverisë.

Moderatori Ermal Panduri thotë se në bazë të informatave që posedon, Lista Vjosa po kërkon Ministrinë e Jashtme, një zëvendëskryeministër dhe një tjetër ministri.

“I kam disa informata të dorës së parë që Ministre e Arsimit bëhet Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla bëhet Ministër i Punëve të Brendshme”, tha ai.

Ballkani.info merr vesh se Lista Vjosa do ta merr edhe ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe si emër është propozuar Faton Peci.

Panelisti Astrit Gashi thotë se tashmë ka një gjysmë konfirmim që Ministrinë e Jashtme do ta merr Donika Gërvalla.

Visar Ymeri thotë se është përmendur që Ministrinë e Shëndetësisë do ta merr Haxhi Avdyli nga Lista Vjosa.

Ndërsa Imer Mushkolaj thotë se nuk do të ishte e ndershme që Vetëvendosje ta emërojë ministër të Shëndetësisë Arben Vitinë e në nëntor ta tërheqë atë në nëntor për ta kandiduar në Prishtinë. /Ballkani.info/