Igor Simiq

Lista Serbe thotë se është e gatshme ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Igor Simiq ka thënë për televizionin përva se kjo Listë është e gatshme ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës nëse opozita i siguron 51 vota.

Në pyetjen se kur deputetët e Listës Serbe do të kthehen në Kuvendin e Kosovës pasi që ata nuk morën pjesë në votimin për formimin Ushtrisë së saj, ai ka thënë se aktualisht nuk ka arsye që ata të jenë në sallën e Kuvendit.

“Nuk kemi marrë pjesë për shkak se kemi dashur të jemi me popullin tonë dhe nuk kemi dashur që me praninë tonë t’i japim legjitimitet pasi që ata e krijuan Ushtrinë me 107 vota. Ç’aktrim do të bënim me 9 për qind, përkatësisht me 10 vota? Në Kuvend do të shkojmë në momentin që opozita e Kuvendit i mbledh 51 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë për ta dhënë kontributin që kjo Qeveri të bjerë“, ka thënë Igor Simiq, transmeton koha.net.