Lista Serbe pas takimi me KFOR-in: Presim që të përmbushën kërkesat tona

Ka përfunduar takimi mes KFOR-it dhe përfaqësuesve të Listës Serbe.

T7 ka bërë të ditur se Lista Serbe nuk ka pranuar që të prononcohen për media, mirëpo shkurtimisht kanë thënë se do të shohin nëse do të përmbushen kërkesat e tyre.

Takimi mes këtyre dy palëve është mbajtur në një objekt afër komunës së Zveçanit.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar, sipas versionit të tij, presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës në veri të Kosovës.

Vuçiq përmes një bisede telefonike, ka kërkuar nga presidenti turk, që të shfrytëzojë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon.

“Presidenti Erdogan u interesua për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi dhe presidenti Vuçiq e informoi për kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës kundër komunitetit serb atje. Ai gjithashtu kërkoi nga kreu i shtetit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.” – njoftoi Zyra për Bashkëpunim me Media e Presidentit të Serbisë, transmetojne mediat serbe.