Lista Serbe

Lista Serbe paralajmëron ankesë në Kushtetuese lidhur me formimin e Ushtrisë

Lista Serbe ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese pasi Parlamenti i Kosovës dje i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese pasi Parlamenti i Kosovës dje i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ne si Lista Serbe do të paraqesim ankesë në Gjykatën Kushtetuese, por nga përvoja e kaluar asgjë nuk do të ndryshojë”, deklaroi Simiq për “Tanjug”, transmeton Ballkani.info.

Ai ka thënë se institucionet kosovare veprojnë gjithmonë njësoj kur marrin ndonjë kërkesë ose ankesë nga Lista Serbe ose serbët që sipas tyre e refuzojnë pa arsye dhe sqarim.