Lista Serbe nuk duket gjëkundi, Simiq refuzon të deklarohet për media

Pas mungesës së dukshme të përfaqësuesve të Listës Serbe, si në stacionin e autobusëve në Mitrovicë ashtu edhe në Rashkë, deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, është paraqitur pak kohë përpara shkollës fillore në Rashkë.

Në hyrje të ambienteve të kësaj shkolle, nga Simiq mediat kanë kërkuar një deklaratë të shkurtër për procesin e votimit të serbëve nga Kosova.

Por, i njëjti ka thënë se nuk mund të flasë tani dhe se një gjë të tillë do ta bëjë më vonë, por që nga atëherë nuk është paraqitur, raporton “Novosti”, transmeton lajmi.net.

Të dielën në Serbi votohet për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin. Presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq po shihet favorit për ta fituar edhe një mandat.

Serbët nga Kosova do të votojnë në disaqendra në Serbi; në Tutin, Rashkë, Kurshumli e Vranjë.