Lista Serbe nesër në ora 12:00 do të mbajë Kuvendin e saj të brendshëm, ka raportuar mediumi Kossev.
Ky kuvend vjen, disa javë pasi nga pozita e nënkryetarit të kësaj partie politike dha dorëheqje Milan Radoiçiq, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Nuk dihet saktësisht se çfarë ndryshime do të ketë në Listën Serbe.
Kjo parti politike kishte shpallur tri ditë zie në veri të Kosovës për të nderuar terroristët e vrarë nga Policia e Kosovës më 24 shtator, pasi grupi kishte vrarë policin Afrim Bunjakun.







