Lista Serbe më në fund e kupton se Kosova e ka seriozisht për taksën

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq thotë se pas gati dy muaj të vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës, situata është gjithnjë e më e rëndë.

Sipas tij, është e qartë që Prishtinë është e gatshme për të gjitha “në mënyrë që serbët të largohet nga Kosova”.

“Autoritetet në Prishtinë nuk kanë zgjedhur mënyra se si t’ua vështirësojnë jetën serbëve në Kosovë, kështu që taksat që janë vendosur, e kjo në terren do të thotë bllokim të distribuimit të mallrave serbe për serbët në Kosovë, kanë treguar se ata nuk brengosen për asgjë”, ka thënë Simiq, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, Prishtina është e gatshme të bëjë çdo gjë.

“Nëse kjo do të thotë jetë më e rëndë dhe më e vështirë për serbët në Kosovë, të cilët këtu kanë qëndruar nën bomba, kërcënime dhe presione, ata presin që këto sanksione ekonomike të ndikojnë në largimin e serbëve nga Kosova”, ka thënë ai.

Kosova para gati dy muajsh e ka vendosur taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake për shkak të sjelljes destruktive të këtyre dy shteteve karshi Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet derisa në tavolinë të jetë njohja e Kosovës nga Serbia. /Ballkani.info/