Hetimet

Lista Serbe me akuza të rënda ndaj Sylë Hoxhës për rastin Ivanoviq

Lista Serbe e ka akuzuar rëndë prokurorin Sylë Hoxha i cili ka thënë se prokuroria po heton ende, sipas tij lidhjet që ka mundur t’i ketë nënkryetari i Listës Serbe Milan Rajdoçiq për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Sipas Listës Serbe, të gjitha arrestimet dhe hetimet kundër Rajdoçiqit janë shndërruar në proces politik nga Prishtina për Rajdoçiqin dhe serbët e tjerë.

Sipas njoftimit që ka dërguar partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ata thonë se aksioni i arrestimit të serbëve në Mitrovicë të cilët dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, është bërë vetëm që të krijohet kaos dhe frikë të serbët sidomos në veri të Kosovës.