Lista Serbe kusht Kurtit për bashkëqeverisje: Pa e hequr taksën nuk bëhemi pjesë e qeverisë

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur takimi ndërmjet lideri të LVV-së, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Listës Serbe të udhëhequr nga kryetari i saj, Goran Rakiq.

Ky takim ishte caktuar mbrëmë që të mbahet sot. Takimin e ka konfirmuar edhe VV-ja, duke thënë se ky takim po ndodh në kuadër të konsultave të Kurtit për formimin e qeverisë.

Ballkani.info merr vesh ekskluzivisht se Lista Serbe i ka vënë kusht Kurtit për t’u bërë pjesë e qeverisë së tij.

“Lista Serbe kërkon nga Kurti heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe nëse dëshiron përfshirjen në qeveri”, kanë thënë burime të Ballkani.info.

Të kujtojmë se LDK-ja dhe VV-ja ende nuk janë pajtuar për të bashkëqeverisur, derisa Kurti si i mandatuar nga presidenti, ka kohë vetëm edhe pesë ditë për të konfimuar shumicën e thjeshtë prej 61 deputetëve. /Ballkani.info/