Lista Guxo “guxuan” duke thyer masat anti-Covid

Dhjetëra anëtarë të Listës Guxo pa maska e pa distancë kaluan ditën e fundit të javës bashkë.

Duket se po kalojnë mirë.

Këto ishin imazhet që u publikuan të dielën nga një ndejë e përbashkët e anëtarëve të Listës Guxo.

Në këtë tubim që duket të jetë si shënim për fundvit, të pranishëm ishin kryepdiplomatja Donika Gërvalla, ministra e deputetë që vijnë nga ky subjekt politik.

Të gjithë këta pa distancë e pa maska guxuan t’i thyejnë rregulla anti-Covid të vendosura nga ekzekutivi që i përkasin.

Këto foto u publikuan një ditë më parë nga i pari i ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci.

Gjatë ditës televizioni ka provuar të marrë një qëndrim nga ministri, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Mirëpo për dallim nga Peci, Haxhi Avdyli iu përgjigje telefonatës anipse nuk kishte disponim të jepte informacione shtesë.

E gjithë këto favorizime që i bëhen figurave politike i ka konsideruar diskriminuese kryetari i Odës e Hotelerisë, Hysen Sogojeva.

Ai tutje është zotuar se me përpikëri do i zbatojnë të gjitha masat.

Të padrejta gjithë kufizimet që janë bërë deri më tani i ka cilësuar edhe përfaqësuesi i estradës Afrim Muçiqi.

Këta të fundit kanë treguar se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë ekonomike nga shteti.