Lista e rishikuar e infermierëve që do të paguhen nga 300 euro i dorëzohet sot MSH-së

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka pasur sot një takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, lidhur me pagesën shtesë prej 300 euro për punëtorët shëndetësorë dhe rishikimin e listave.

Kryetari i Sindikatës, Fitim Havolli, pas takimit tha se lista e përmirësuar me emrat e infermierëve do t’i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë.

“Bashkë u pajtuam që të përfundojmë listën deri pas orës 12:00 dhe të përcillet në Ministrisë së Shëndetësisë me përmirësime ashtu siç e kanë kërkuar dhe të ekzekutohet ky vendim sipas vendimit të Qeverisë dhe në këtë rast infermierët t’i marrin këto shtesa sipas vendimit të Qeverisë”.

“Ky ishte edhe dakordimi me drejtorin që të kemi angazhime dhe vullneti t’i shtymë kërkesa drejt realizimit të tyre në përpikëri”.