Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të dal partia e tretë në komunën e Kaçanikut.

E para doli Lëvizja “Vetëvendosje” ndërsa e dyta Partia Demokratike e Kosovës.

Këto shifra dolën pas rezultateve preliminare të KQZ-së për Komunën e Kaçanikut, pas numërimit të 100% të votave të rregullta.

Kësisoj, partia e Isa Mustafës arriti të marrë 2.416 vota – 16,52%.

Indeksonline ka siguruar listën e plotë të kandidatëve të morën vota në këtë komunë.

Padyshim se aty prinë Vjosa Osmani me 2016 vota, duke pasur me Lumir Abdixhikun me 347.

Numër të madh të votimeve ka arritur të marrë edhe vajza e Gani Gecit, Marigona – mbi tre qind.