LISTA e plotë e deputetëve që votuan për ligjin e sportit dhe ata që munguan (DOKUMENT)

Tashmë është bërë temë e debatit mosvotimi i amandamentit të Ligjit për Sponsorizime në sport dhe Kulturë, pasi që në Kuvendin e Kosovës munguan ose nuk votuan shumica e deputetëve të opozitës.

Ky debat është thëlluar edhe më shumë pas suksesit të jashtëzakonshëm të xhudisteve kosovare në Lojërat Evropiane, ku Majlinda Kelmendi fitoi të artën, Nora Gjakova të argjentën dhe Loriana Kuka të bronztën.

Pas dështimit të votimit të amandamentit, të gjitha federatat dhe shoqatat sportive kanë reaguar, mirëpo, reagime ka pasur edhe nga gazetarët, shoqëria civile, etj, të cilët i kanë kritikuar deputetët për këtë skandal politik, shkruan Ballkani.info.

Në raportin e Kuvendit ku janë të gjitha votat dhe mungesat e deputetëve për këtë amandament, bie në sy vetëm një votë “pro” e Lëvizjes Vetëvendosje e dhënë nga Adem Mikullovci.

Deputetët e PSD-së kanë votuar vetëm tre, kurse të LDK-së ishin tetë.

Kjo është lista e plotë e votave dhe mungesës së deputetëve ditën kur është hedhur në votim amandamenti: