Shumë njerëz përjetojnë dhimbje të vazhdueshme të qafës. Këto dhimbje mund të shkaktohen nga shkatërrimi i kartilogjenit apo tensionit të tepërt të muskujve, si pasojë e qëndrimit në pozita jo të favorshme. Dhimbja e qafës mund të bëhet shumë serioze nëse nuk trajtohet, prandaj gjetja e mënyrave të duhura për ta lehtësuar këtë dhimbje është shumë e nevojshme.

Një nga metodat, më të përhapura për lehtësimin e dhimbjeve të muskujve është akupunktura, e cila përfshin masazhin apo shtypjen e regjioneve të caktuara të trupit me qëllim të lehtësimin të dhimbjes.

Disa nga këto metoda janë:

Jian Jing– kjo metodë përfshin shtypjen e regjionit në mes të qafës, përkatësisht në të dy anët e shpatullave. Ky presion duhet të bëhet për disa sekonda, deri sa ta vëreni që dhimbja ka filluar të lehtësohet.

He Gu– ky regjion është i lokalizuar në mes të gishtit të madh dhe gishtit tregues. Sipas ekspertëve, stimulimi i këtij presioni mund ta lehtësojë dhimbjen e të gjithë muskujve të trupit.

Feng Chi– është një metodë tjetër, që ka për bazë ushtrimin e presionit në pjesën e paske të kokës, përkatësisht në regjionin në mes të veshit dhe fundit të kokës.

B10– kjo metodë ka për bazë ushtrimin e presionit në të dy anës e pasme të qafës, përkatësisht në fundin e kafkës. Kjo metodë mund ta lehtësojë dhimbjen e nodeve limfatike të ënjtura si dhe dhimbjes akute të qafës.

loading…