LAJMI I FUNDIT

Lirohet shtetasi i Kosovës i arrestuar në Serbi

Shtetasi i Kosovës, i arrestuar të dielën rreth orës 11:40 në kufirin Kroaci-Serbi është liruar.

Këtë e ka bërë të ditur avokati Xhevdet Smakiqi.

“Para nja 40 minutash jam kontaktuar nga MPJD-ja zyrtari i shtetit dhe e kam njoftuar me detajisht. Por që për fatin e mirë edhe pse këto arrestime të trashëgimtarëve, të pjesëtarëve të UÇK-së duhet të marrin fund nga Serbia. Familja Bytyqi ka njoftuar se Kushtrim Bytyqi para pak çasteve është liruar dhe po vjen ne Kosove”, ka thënë Smakiqi për Dukagjinin.

Ndryshe, Avokati, Xhevdet Smakiqi gjatë të hënës së 27 nëntorit ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Kosovës në kufirin Kroaci-Serbi gjatë të dielës rreth orës 11:40.

Sipas avokatit Smakiqi, bëhet fjalë për Kushtrim Bytyqin nga Fushë Kosova, i cili u arrestua derisa po kthehej në Kosovë nga Gjermania.

“Sipas familjarëve të Kushtrim Bytyqit, ai ishte arrestuar pse i kishin gjetur kartën e veteranit të babait të tij si pjesëtar i UÇK-së po ashtu i janë sekuestruar sende personale dhe të hollat në kuletën e tij. Familja Bytyqi është në ankth pasi që përveç njoftimit në momentin e ndalimit nuk ka asnjë kontakt se ku po mbahet djali i tyre Kushtrim Bytyqi”, tha avokati Smakiqi.

Smakiqi tha se Serbia duhet ta ndalojë torturimin e qytetarëve nga Kosova.

“Në emër dhe si avokat i familjes Bytyqi përmes këtij postimi kërkoi nga Ministria e Jashtme e Kosovës që përmes rrugëve diplomatike të ndërmarrë të gjitha veprimet për të kuptuar se ku po mbahet shtetasi i Kosovës Kushtim Bytyqi, dhe që ai të lirohet sa më shpejtë”, theksoi ai.