Enis Çerka

Lirohet nga paraburgimi Enis Çerka dhe dy persona të tjerë

Është liruar nga paraburgimi Enis Çerka, që punonte në Byronë Kosovare të Sigurimeve të udhëhequr nga vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi.

Gjykata e Apelit ka vendosur që ti liroj nga masa e paraburgimit personat të cilët nga Prokuroria dyshohen për përfshirje në dhënien e ndihmës një grupi të personave të cilëve u janë gjetur tri valixhe me substanca narkotike që dyshohet të jetë heroinë.

Apleli ka vendosur që ti liroj nga paraburgimi Selim Çerkën, Enis Çerkën dhe Gent Selacin.

Ndërkaq ndaj Labinot Zenelit është refuzuar ankesa i njëjti me vendim të Gjykatës së Apelit do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Personat në fjalë ishin të dyshuar se kishin lidhje me grupin kriminal që u arrestuan ditë më parë nga Policia e Kosovës dhe gjatë bastisjes iu gjetën 113 kilogramë substancë narkotike e llojit heroinë. /Ballkani.info/