Lirohet nga burgu bashkëshorti i Angela Martinit

Është liruar nga burgu, Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini.

Kështu bëjnë me dije burime të “Indeksonline”.

Kujtojmë se biznesmeni me origjinë rumune, ishte arrestuar në Greqi.

Savulescu ishte në kërkim nga autoritetet në Rumani pasi akuzohet për korrupsion dhe përvetësim të fondeve shtetërore në vendlindjen e tij, por sipas mediave rumune ai dhe këtë herë mund t’i shpëtojë ekstradimit.

Zbulimi i vendndodhjes së tij u bë pasi policia pikasi fotot që Anxhela Martini kishte hedhur në Instagram nga pushimet në Mykonos