Lirohet nga burgu aktori i njohur shqiptar

Aktori i njohur shqiptar, Albano Bogdo ishte arrestuar dy ditë më parë nga policia pasi ishte kapur duke drejtuar makinën pa patentë.

Albano ishte arrestuar nga policia rrugore rreth orës 01:30 të mëngjesit të datës 22 shkurt.

Ndërsa është bërë e ditur se ai ishte duke vozitur një makinë të markës “BMË” dhe është ndaluar në Bulevardin Bajram Curri.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Tiranës e ka liruar aktorin e humori, i cili dha një deklaratë të shkurtër para organeve të drejtësisë.

“Jam njohur me letrën e të drejtave të mia dhe shpjegime do të jap në një fazë tjetër të hetimit. Gjë tjetër nuk kam për të thënë”, u shpreh Bogdo.

Mësohet se gjykata ka caktuar ndaj aktorit të humorit masën e detyrimit të paraqitjes./iconstyle.al